SHBA, 29 korrik 2014 – Pasi bënë dashuri, gruaja ngrihet, merr një pistoletë dhe qëllon partnerin e saj në stomak, ndërsa ai ndodhej ende në shtrat.
Sadie Bell, 58 vjeçarja amerikane nga Miçigani, është jusfifikuar për veprimin e saj duke thënë se partneri i saj nuk e kishte kënaqur. Ai i kishte premtuar një takim eksitues, por nuk e kishte mbajtur fjalën. Sipas gruas, ai shkonte edhe me femra të tjera.
Por Sadie Bell një veprim të ngjashëm ka bërë edhe në vitin 1991, kundër ish-burrit të saj. Tani gruaja rrezikon 10 vite burg.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





