15shtator 2015 – Është kampione e botës, por ky fakt nuk po e pengon Majlinda Kelmendin që të jetë shembull për sportistet e tjera. Xhudistja e famshme është parë sot në orët e para të mëngjesit duke pastruar ambientin përreth palestrës në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë. Bashkë me Majlindën ishte edhe Nora Gjakova dhe xhudistet tjera të drejtuara nga trajneri Driton Kuka.
/portali DurresLajm/