Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është filmuar sot duke kënduar. Me një shishe birrë në dorë, së bashku me këngëtaren Aurela Gace ajo ka kënduar këngën e “Hajredin Pashës”.

Po ashtu në një moment tjetër, kryetarja e LSI-së është filmuar duke kërcyer me një grup të rinjsh.

Kryemadhi ishte pjesëmarrëse në një aktiviteti i të organizuar për festat e fundvitit.

Ndërkohë më herët ajo konfirmoi edhe rikthimin e Ilir Metës se shpejti ne drejtimin e LSI.

“Jam i bindur se brenda shumë pak muajsh, ai që krijoi LSI do të kthehet te ju. Jam e bindur se edhe ai mezi pret që t’ju vijë. I mungon miqësia juaj, entuziazmi juaj, sinqeriteti dhe pastërtia juaj. I mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik ku kishim qenë”, ka thene Kryemadhi.