Gjatë finales së Kupës KNBB në Holandë mes Den Haag dhe PSV (0-1) ka ndodhur diçka që s’e kemi parë asnjëherë.

Futbollistja Jannette van Belen u largua nga loja në minutën e 80′ të dhe ishte ajo që na befasoi pasi u ul në pankinë.

Në vend se të freskohej me ujë, ajo mori dhe piu lëngun e kastravecëve turshi. Nuk e dimë nëse ky lëng është i preferuari i saj apo është urdhër i trajnerit.

23-vjeçarja gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 17 ndeshje, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 4 asisitme.