Kryeministri Edi Rama, në përshëndetjen e tij të radhës për një ditë të mbarë, ka ndarë sot me ndjekësit në rrjetet sociale, rastin e një tjetër personi si pjesë e atyre që pas daljes nga skema e ndihmës ekonomike, sigurojnë punë për të mbajtur familjen.

Ai është Vangjush Xoxi, një kryefamiljar me banim në qytetin e Durrësit, shembulli i të cilit paraqitet në videon prej 47 sekondash të publikuar nga shefi i qeverisë.

“MIRËMËNGJES  dhe me dëshminë e këtij kryefamiljari që jetonte në ndihmë ekonomike me familjen e tij, ndërsa sot falë punës, merr një rrogë minimale e është i siguruar qoftë për pensionin e qoftë për kujdesin shëndetësor, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama bashkangjitur videos.

“Jam Vangjush Xoxi, banues në Durrës, merrja ndihmë ekonomike 48 mijë lekë. E papërballueshme për një familje. Merrnin borxhe, sepse nuk i dilet të jetosh ndryshe”, tregon Vangjushi, që pasi u adresua te zyra e punës, tashmë është i punësuar, me rrogë 240 mijë lekë të vjetër dhe me sigurime që prej ditës së parë.