Maturantët që nuk kanë marrë notë kaluese në provimet e maturës shtetërore, do të testohen në vjeshtë sipas datave që do të caktohen nga Ministria e Arsimit. Përsa i përket korrigjimeve të provimeve me zgjedhje, Agjencia Kombëtare e Provimeve duhet t'i ketë përfunduar deri në datën 7 korrik.

Ndërkohë për të gjithë maturantët që nuk kanë marrë notë kaluese në testet e detyruara apo me zgjedhje, provimi i radhës do të jetë i vjeshtës që do jetë në fund të muajit gusht.

Aplikimet në universitete edhe këtë vit do të bëhen online dhe do të nisin pas datës 20 korrik. E ndërkohë AKP po korrigjon testet e lëndëve me zgjedhje dhe së shpejti pritet të dalin notat e këtyre të fundit.