Më 4 korrik 2019, ora 19.30, Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës çel edicionin e tij të katërmbëdhjetë në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. 

Në këtë veprimtari artistike të përvitshme marrin pjesë formacione orkestrore nga Shqipëria, Austria, Gjermania, Italia, Maqedonia e Veriut, Spanja.

Drejtor i Festivalit është Saimir Kalaja, drejtore artistike Nevila Kalaja Herczegh, konsulentë artistike Merita Rexha Tërshana.

Festivali ka mbështetjen e Bashkisë Durrës, Ministrisë së Kulturës, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, Raiffeisen Bank-ut, Institutit Italian të Kultuës, Goethe-Zentrum Kooperationspartner-it, Institutit gjerman “Goethe”, Ambasadës Austriake Tiranë, Kooperimit Spanjoll, SIGAl-it, etj.

Ja programi dhe posteri i Festivalit XIV Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës.