Përdoruesit e iPhone-ëve tashmë mund të transmetojnë video live nga Facebook-u me funksionin e ri “Livestream”. Facebook-u filloi testimin e këtij funksioni me një numër të limituar përdoruesish në dhjetor të 2015-s.
Për momentin, përdorimi i tij është i mundur vetëm në SHBA, por shumë shpejt do të përhapet në gjithë botën, edhe për përdoruesit e Android-it.

“Livestream” është shumë i pasur me funksione. Gjatë kohës së transmetimit, nga kamera e celularit mund të komentohet live, të bëhen pëlqime, të zgjidhet numri i shikuesve e shumë të tjera. Gjithashtu transmetimi ruhet si çdo video tjetër në llogarinë e përdoruesit.

“Facebook do të vazhdojë eksperimentimet dhe ekspansionin e tij”, tha Mark Zuckerberg, duke shtuar se në të ardhmen do të ketë gjithmonë e më shumë mënyra të reja për të shijuar videot.