Që pas njoftimit se nuk do të ishte më kryetar i partisë “Libra” dolën zëra se ish-deputeti Ben Blushi do të ishte drejtori i ri i Përgjithshëm në Top Channel.

Burime për Gazetën Express kanë bërë të ditur se këto ditë stafi i Top Channel është lajmëruar për prezantimin e tij zyrtar si drejtor i Përgjithshëm i këtij televizioni. Të gjithë stafit i është kërkuar të jetë i pranishëm për prezantimin e tij zyrtar.  

Blushi rikthehet në botën e medias pas një karrierë të gjatë në politikë ku ka mbajtur poste ministrash dhe ka qenë deputet deri në zgjedhjet e këtij viti, kur iu largua Partisë Socialiste për të qenë kreu i Partisë “Libra”.

Emërimi i tij si në këtë post drejtues të Top Channel vjen pas një vale të gjatë largimesh nga ky ekran si në nivel gazetarësh ashtu edhe në nivel drejtuesish duke kujtuar këtu rastin e pak javëve më parë me gazetarin dhe ish-drejtorin e informacionit Sokol Balla.

Ndërkohë në vend të emisionit Top Story çdo të enjte në Top Channel do të shohim gazetarin Ylli Rakipi me emisionin e tij “Të paekspozuarit”, format të cilin vetëm pak muaj më parë e drejtonte në News24.