Nora dhe Era, dy motrat e famshme Istrefi pritet të lançojnë bashkëpunimin e parë muzikor mes tyre më 19 prill, të titulluar "Nuk e di".

Në një intervistë për "Prive", Era fama e së cilës po i ka kapërcyer kufijtë shqiptarë, ka zbuluar se kënga është punuar që vitin e kaluar, por tani i erdhi koha e publikimit. Gjithçka lindi nga Nora, e cila po e pëlqente shumë këngën, prandaj Era e ftoi për bashkëpunim.

“Vitin e kaluar me Klajdi Lupën e kemi punuar këngën. Klajdi është shqiptar që jeton në Shqipëri. E kemi pasur një kimi të mirë në studio. Nora e ka dëgjuar dhe i ka pëlqyer më së shumti nga këngët e mia dhe i kam thënë “hajde gjuaju”, meqë po të pëlqen kaq shumë”, tha Era.