23 korrik 2015 – Të mërkurën, më 22 korrik 2015, ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu shtroi një drekë për anëtarët e grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Kinë, ku ishin të pranishëm kryetari i grupit Koço Kokëdhima dhe mbi 20 deputetë të tjerë, këshilltari i çështjeve politike, këshilltari i çështjeve tregtare dhe atasheu ushtarak i ambasadës kineze në Tiranë e diplomatë të tjerë, njoftoi Radioja e Jashtme e Kinës.
Mes të tjerave, shefja e misionit kinez në Tiranë tha se në 6-mujorin e dytë të vitit 2015, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta do të vizitojnë Kinën. Këto shkëmbime do të konsolidojnë më tej bazën politike të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Pekinit.
Jiang Yu bëri të ditur gjithashtu se ditët e fundit, bashkitë kineze të Yangzhou-t dhe Shantou-t kanë dërguar delegacione në Shqipëri për shkëmbime miqësore përkatësisht me bashkitë e Vlorës dhe Durrësit.
Info / Grupi parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Kinë
1. Koço Kokëdhima – Kryetar
2. Alfred Peza
3. Arben Çuko
4. Armando Subashi
5. Artan Gaçi
6. Bashkim Fino
7. Bedri Hoxha
8. Bujar Derveni
9. Dashamir Peza
10. Dashamir Shehi
11. Eduard Selami
12. Ervin Bushati
13. Ervin Koçi
14. Esmeralda Shkjau
15. Evis Kushi
16. Fatmir Mediu
17. Fatmir Xhafaj
18. Fidel Ylli
19. Genc Ruli
20. Gramoz Ruçi
21. Halim Kosova
22. Helidon Bushati
23. Ilir Xhakolli
24. Jozefina Topalli
25. Kejdi Mehmetaj
26. Klodiana Spahiu
27. Kozma Dashi
28. Luan Rama
29. Mesila Doda
30. Mira Shehu
31. Mhill Fufi
32. Monika Kryemadhi
33. Namik Dokle
34. Namik Kopliku
35. Olta Xhaçka
36. Përparim Spahiu
37. Pjerin Ndreu
38. Robert Bitri
39. Shkëlqim Golemi
40. Vladimir Kosta
41. Xhemal Qefalia
42. Ylli Ziçishti
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/