Armina Mevlani ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

Si çdo herë ndjekesit e modeles janë kuriozë të dinë detaje rreth jetës së saj personale sidomos në lidhje me partnerin e saj Shkëlzen Berishën.

Një ndjekës e ka pyetur moderatoren nëse është shtatzënë dhe Armina nuk ka ngurruar aspak t’i përgjigjet me sinqeritet ndjekësit.

“A je shtatzënë”– e pyet dikush ndërsa Mevlani përgjigjet: “Akoma jo, së shpejti, do të doja ta përjetoja këtë eksperiencë në fakt”.

Mesa duket, Armina tashmë po mendon të krijojë dhe një familje me partnerin e saj me të cilin është në një lidhje prej 9 vitesh. Blogerja ka treguar disa ditë më parë detaje për lidhjen e saj gjatë, ku zbuloi edhe sekretin e lidhjes së saj disa vjeçare.

“Që në momentin e parë që e kam parë, jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte… më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra. Ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantikë, ëndërrimtarë, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, shkroi Armina në Instastory, krahas një fotoje të saj me djalin e Sali Berishës.