Në Gjykatën e Tiranës, po mbahet sërish seanca paraprake me dyer të mbyllura ndaj Mario Përlleshajt, që akuzohet për vrasjen e Martin Canit.

Në seancë janë të pranishëm familjarët e Martinit të ndjerë, bashkë me shokun e tij, Luisin, që mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë që tronditi vendin në nëntor të vitit të kaluar.

Muajin e kaluar, përmes avokatit mbrojtës, Mario Përlleshaj dorëzoi kërkesë në Gjykatën e Apelit për zëvendësim mase sigurimi personal. Pas shqyrtimit, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën.

14-vjeçari ndodhet në institucionin e Kavajës, ndërsa edhe në muajin dhjetor kundërshtoi masën e dhënë “arrest në burg”. Më 17 dhjetor, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj tij.

Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja.