Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta janë takuar rreeth 90 minuta në Kryesinë e Kuvendit, pak para nisjes së seancës parlamentare për Vetingun.
Takimi ka nisur pas konferencës së kryetarëve. Mësohet se temë e takimit është vetingu. Ndërkohë, ditën e sotme nuk do të ketë pjesëmarrje të opozitës në parlament.
TAKIMI I KREREVE TE GRUPEVE PARLAMENTARE
Ka përfunduar takimi mes krerëve të mazhorancës. Takimi mes tyre u zhvillua tek Vila 30 dhe zgjati rreth nje ore, ku filloi ne 14:30 dhe perfundoi ne 15:30.
Ne takim ishin te pranishem Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa, kryetari i grupit parlamentarë të PS Gramoz Ruçin dhe ministri i Drejtesise Petrit Vasili.
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi i pyet nga mediat e cilët emra kanë propozuar për komisionet e vetingut është shprehur se: “Për emrat ndiqni seancën e sotme në Parlament”.
Pak orë para se të nisë seanca plenare për vetingun në Parlament ka ardhur kjo lëvizje nga ana e forcave politike ne koalicion. Vlen të theksojmë se Partia Demokratike nga ana e saj ka deklaruar se nuk do të jetë e pranishëm në Kuvend.
Ndersa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u ka dërguar nje letër sot krerëve të grupeve parlamentare ku u kërkon që deri në orën 16:00 të dërgojnë emrat e anëtarëve për komisionin e vettingut.
Në ligjin për Vettingun thuhet se ky komision përbëhet nga gjashtë anëtarë, 3 nga maxhoranca dhe tre nga opozita.
Por Partia Demokratike ka paralajmëruar bojkotin e kësaj procedure.





