Seanca plenare sot ka nisur me debate. Opozita kërkon ndryshim të rendit të ditës, ndërsa kërkon që prezent në Kuvend të jetë edhe kryeministri, Edi Rama.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bradhi tha në Kuvend se kryeministri Edi Rama duhet të japë llogari për dy skandalet e fundit, dhunën e Rrajave për guroren në Borizanë dhe kërkesën e SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn.

“Ndërprisni seancën dhe kërkojini kryeministrit të vijë këtu. Është e papranueshme që Rama fshihet pas Rrajes për Krujën dhe pas Ahmetajt për inceneratorët. Është në detyrimin dhe në të drejtën tonë që të kërkojmë të pezullohet seanca plenare dhe të vijë të japë llogari. Të japë llogari për licencën që i ka dhënë deputetit për guroren që i shkatërroi shtëpinë një fshati të tërë”, tha Bardhi.