Pas incidentit në sallën e Kuvendit, ku deputeti i PD, Endri Hasa qëlloi me vezë Kryeministrin Edi Rama, kreu i Kuvendit ndërpreu disa herë seancës.
Edhe pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, ku u mor vendim që Hasa të përjashtohej me 10 ditë, ky i fundit nuk ka pranuar që të lërë sallën.
Në këtë situatë me disa ndërprerje dhe vijim të seancës, Gramoz Ruçi mori vendimin që seanca të shtyhej dhe të rinisë në orën 18:00.
Ndërkohë PD nga ana tjetër ka marrë vendim që të qëndrojë në sallë deri në fillimin e punimeve të Kuvendit.





