HONG KONG, 22 shkurt 2013 – 'Sedov', anija më e madhe në botë me vela ende në funksion është ankoruar në portin Victoria në Hong Kong.
Veliera Sedov u ndërtua në Gjermani në vitin 1921. Në 1945 ajo iu dorëzua Bashkimit Sovjetik si dëmshpërblim për Luftën e dytë Botërore.
Në ditët e sotme anija përdoret për të stërvitur kadetët e universitetit Murmansk në Shën Pjetërburg dhe Arkhangelsk. Sedov merr pjesë rregullisht në ngjarjet e mëdha ndërkombëtare detare si e ftuar nderi.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/