Clarence Seedorf analizoi humbjen 1-0 të Milanit në Champions ndaj Feyenoord.

“Duhet t’i japim merita Feyenoordit, zhvilloi një ndeshje me intensitet të lartë. Ishte e vështirë të gjeje hapësira kundër tyre. Milani ende ka një ndeshje kthimi për të luajtur dhe mund të rikthehet në garë për kualifikimin.

Ajo që shqetëson janë paraqitjet individuale të kuqezinjve. Prisja më shumë nga reparti ofensiv, duhej të përfitonin më tepër nga hapësirat e pakta që patën”.