16 Mars 2014 – Trajneri i Milanit, Clarence Seedorf, ka pranuar se ky është një sezon i dështuar për Rossonerët, por është zotuar se do ta bëjë sërish fuqi klubin e tij në sezonin e ardhshëm.

Holandezi mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit, mirëpo nuk ka arritur të ndryshojë asgjë për t’i sjellë sukses klubit.

Milani u eliminua nga Liga e Kampionëve me një turpërim nga Atletico Madridi, ndërsa sot (e diel) pësoi humbjen e radhës në shtëpi 2-4 nga Parma. Udhëheqësit e klubit gjenden në një pozitë jo të mirë, pasi tifozët kanë mbajtur protesta.

“Do të fillojmë një projekt të ri në sezonin e ardhshëm dhe objektivi ynë është që ta kthejmë Milanin sërish në krye”.

“Duhet të ndërtojmë një skuadër të re dhe ta bëjmë Milanin përsëri konkurrues. Duhet të përpiqemi ta bëjmë këtë në një mënyrë inteligjente”.

“Është vitale që t’i blejmë lojtarët e duhur. Duhet t’i transferojmë lojtarët që e kuptojnë filozofinë e klubit dhe që duan të jenë pjesë e projektit tonë”,

ka deklaruar Seedorf.