Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksi i ri rrugor Ersekë-Leskovik. Kryeministri shkruan se në të mund të kalosh përmes një natyre të pazbuluar të Shqipërisë. Ai ka renditur llixhat e Sarandoporit si atraksion turistik, ndërsa vlerëson edhe vreshtat e vjetër apo bukuri të tjera të Leskovikut.
“Mirëmëngjes, dhe me segmentin e ri Ersekë – Leskovik, i cili ofron një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj tjetër zone të mrekullueshme të Shqipërisë, ku mund të ndalesh në llixhat e Sarandoporit, vreshtat historikë dhe perlat e tjera të Leskovikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.