Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në daljet e tij të përmuajshme për mediat bëri me dije se institucioni që ai drejton nuk do të ndërhyjë në kursin e këmbimit.
Sipas tij zhvlerësimi i euros dhe rënia e dollarit janë përcaktuar nga kerkesë oferta në treg, duke sjellë efekte pozitive për bizneset importuese, të cilat blejnë me lirë mallrat, ndryshe nga eksportuesit, të cilët kanë pasur humbje pas forcimit të monedhës vendase.
“Banka nuk është në pozitat për të ndërhyrë”, u shpreh ai.
Megjithatë, ky ndryshim i kursit të kembimit, për Guvernatorin e Bankës së Shqiperisë duhet të nxisë rritjen e investimeve dhe kursimeve të qytetarëve dhe bizneseve në monedhen vendase.
“Normat e interesit të depozitave dhe kredive bankare kanë ardhur në rritje, ndërsa kursi i këmbimit të lekut ndaj euros ka vijuar tendencat forcuese, në përgjigje të përmirësimeve të vazhdueshme të bilancit të shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë”, theksoi ai.