26 nëntor 2015 – Agjentët e Guardia di Finanza në portin e Triestes, në Itali, kanë bërë sekuestrimin e 800 pushkëve, të cilat vinin nga Turqia dhe kishin për destinacion Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën.
Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, armët luftarake po transportoheshin pa autorizim nga një mjet holandez i drejtuar nga një shtetas turk.
Titullari turk i kompanisë prodhuese të armëve është denoncuar për shkelje të rregullave të sigurisë publike.
Nga armët e sekuestruara, 781 njësi ishin të modelit “Ëinchester SXP”, 12-51 cm; ndërsa 66 të tjera të përmasave 12-41 cm.
Ngarkesa kishte zbarkuar në portin e Triestes më 23 nëntor dhe armët ndodheshin të futura në kuti kartoni, ku destinacion rezultonte Belgjika.
Edhe pse nuk kishte parregullësi doganore, kompania dërguese nuk kishte kërkuar autorizim nga Autoritetet për Sigurinë Publike për transportin e tyre, ndaj dhe erdhi sekuestrimi.
Bllokimi i tyre vjen pak kohë pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, i cili bëri që vendet e BE-së të shtojnë kontrollet në kufi me qëllim parandalimin e furnizimit me armë të militantëve terroristë që ndodhen në territorin e Unionit.
/portali DurresLajm/