Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë javës së ardhshme do të vizitojë Korenë e Veriut. Pompeo do të përpiqet që të bindë koreanoveriorët që të braktisin programet për armët bërthamore.

Në këtë vizitë, Pompeon do ta shoqërojë edhe përfaqësuesi i posaçëm i SHBA, Stephen Biegun.

“Stephen do ta drejtojë politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Koresë së Veriut dhe do të udhëheqë përpjekjet tona për të arritur qëllimin e Presidentit Trump për denuklearizimin përfundimtar të Koresë Veriore”, ka deklaruar Pompeo para gazetarëve.

“Ai dhe unë do të udhëtojmë gjatë javës se ardhshme për në Korenë e Veriut për të bërë përparim të mëtejshëm diplomatik drejt qëllimit tonë”, ka shtuar Sekretari amerikan.