Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Presidencë, aty ku është pritur nga Presidenti Bajram Begaj.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken po zhvillon një vizitë tetë orëshe në Tiranë, ku pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, pritet të takojë kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë zoti Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.