Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Greke Ambasador Throharis Lalakos do të vizitojë në qeli kreun e Omonias së Himarës dhe njëkohësisht fituesin e zgjedhjeve në këtë bashki, Fredi Beleri.
Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Jashtme Greke, diplomati i lartë grek do të vizitojë Belerin në ambientet e paraburgimit në Tiranë, i shoqëruar edhe nga ambasadorja greke në Shqipëri, Kostandia Kamici.
Vizita do të përqendrohet në kushtet e paraburgimit për të parë dhe gjendjen shëndetësore të Fredi Bejlerit,sqaron ministria e Jashtme Greke.
Ndërkohë,me urdhër të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, ambasadorja greke në tiranë ka marrë udhëzime për t’i siguruar familjes së tij mbrojtjen e nevojshme, ndërsa në dispozicion të familjes janë vendosur edhe disa avokatë të cilët do të vazhdojnë betejat e tij ligjore me drejtësinë shqiptare.