Putini po përshkallëzon retorikën dhe veprimet e tij të pamatura, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në një konferencë shtypi përpara Samitit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
Ai vuri në dukje se Ukraina po hyn në një tjetër dimër kritik dhe se “agresioni rus nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje. Sipas Rutte, Rusia po përdor Ukrainën si një terren testimi për raketat e saj eksperimentale dhe po rekruton ushtarë të Koresë së Veriut për këtë luftë të paligjshme.”
Mark Rutte nënvizoi gjithashtu se Putini nuk është i interesuar për paqen, “ai po ushtron presion duke u përpjekur të kapë më shumë territor”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi gjithashtu se është e rëndësishme të rritet ndihma ushtarake për Ukrainën.