Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD Indrit Hoxha deklaron se 10 mld euro janë grabitur në 9 vitet e fundit nga zyrtarë dhe politikanë me në krye Edi Ramën.
Hoxha thekson se amnistinë fiskale, Rama nuk e ka për shqiptarët e diasporës, por për zyrtarët e lartë të qeverisë së tij.
“Amnistinë fiskale që kërkon me çdo kusht të bëjë Edi Rama, nuk e ka për shqiptarët e diasporës, por për zyrtarët e lartë të qeverisë së tij që po ja u vjedhin paratë pastrueset nëpër shtëpia.
Një tufë zyrtarësh dhe politikanësh me në krye Edi Ramën e kanë grabitur Shqipërinë aq shumë sa sipas raporteve të shërbimeve partnere të pastrimit të parave mendohet të jenë 10 miliardë euro në 9 vitet e fundit”, deklaron Hoxha.