Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi është paraqitur në SPAK mesditën e sotme.
Alban Dokushi mësohet se është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm për çështjen “Veliaj”.
Ai është njeriu më i afërt i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës dhe e ka shoqëruar Erion Veliaj në SPAK kur është thirrur për t’u marrë në pyetje, para se të prangosej.
Gjithashtu Alban Dokushi është i pari që vizituar kryebashkiakun Veliaj në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.