Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, referuar deklaratave të deputetëve dhe funksionarëve të PD-së, që kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë Lulzim Bashës, ka thënë se nuk duhet të dalin në konkluzione pa një analizë.

Në momentin që ata kanë karkuar largimin e Bashës, sipas Bardhit kanë qenë pa gjumë dhe emocionalë.

“Në dijeninë time Bashën e keni patur në deklaratë. Mos kërkoni mua se ccfarë do të bëjë zoti Basha. Mos më kërkoni konkluzione jashtë institucuioneve të parties. Unë jam sekretari i parrtisë dhe do të mbaj qëndrimin tim në institucione. Çdo tollovitje tjetër nuk i shpërben interesin të demokratëve. Ne kemi përgjegjësi ndaj demokratëve dhe PD.Emrat janë të parëndësishëm përpara sakrificës së mijëra demokratëve,  kjo duhet të jetë përgjegjësia jonë.

Unë kam qenë në mbledhje dhe ajo që kam dëgjuar është një qëndrim i një pjese prej tyre dhe emocional, personalisht në atë mbledhje kisha 48 orë pa gjumë edhe një pjesë e kolegëve kishin ndjekur edheprocesin e numërimit. Sigurisht që kam kërkuar zgjidhje pjesa dërmuese prej tyre, ka patur kolegë që zgjidhja është dorëheqja e kryetarit të Partisë. Ne nuk duhet të dalim në konkluzione pa një analizë të problemit dhe pa gjetur zgjidhjen e problemit.

Problemet nuk zgjidhen me individualizim të përgjegjësi. Nëse PD është një moment të vështirë, sigurisht që përgjegjësia është e të gjithëve.

Kjo është gjëja më e thjeshtë për mua të jap dorëheqjen. E ripërsëris nuk është ccështje karrigesh dhe emrash është ccështje përgjegjësie. Gazment Bardhi dhe askush tjetër nuk ka lindur në një pozicion të caktuar që të qëndrojë gjith jetën në pozicionin e caktuar”, tha Bardhi.