Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PPE, Patrick Voller ka reaguar lidhur me votimin e Parlamentit shqiptar të ndryshimeve kushtetutese të cilat i quan “të njëanshme”.
“Shumë i trishtuar që ndryshimet e fundit kushtetuese të votuara nuk u kryen në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Nevojitet të rregullohet në kodifikim”, shkruan Voller në Twitter.
Reagimi i Voller vjen në vijim të disa reagimeve të faktorit ndërkombëtar, që kanë shprehur keqardhjen që sipas tyre “ndryshimet kushtetuese u bënë në mënyrë të njëanshme, duke injoruar thirrjen e tyre, për dialog, konsensus dhe gjithëpërfshirje”.





