Sekretarja e Jashtme e Britanisë Liz Truss i është bashkuar garës për të zëvendësuar Boris Johnson. Truss ka folur për planet e saj për të kandiduar si kryeministre në Daily Telegraph. Gjatë intervistës, Truss u zotua se ajo do të “luftonte zgjedhjet si konservatore dhe do të qeveriste si konservatore”. Sekretarja e Jashtme e Britanisë premtoi se do të ulë taksat “që nga dita e parë”, nëse vjen në pushtet.
Komiteti i vitit 1922 i deputetëve konservatorë që organizon gara do të mblidhet të hënën për të vendosur orarin dhe rregullat e garës së lidershipit, që numëron tashmë 11 kandidatë. Procesi me dy faza do të shohë deputetët konservatorë të zvogëlojnë kandidatët në dy, përmes raundeve të votimit, përpara se anëtarët e partisë konservatore të vendosin fituesin.
Gara do të jetë e fortë pasi lista e pretendentëve për kryesi përfshin:
- -Ish-ministren e barazive, Kemi Badenoch
- -Prokuroren e Përgjithshme, Suella Braverman
- -Ministri i sapoemëruar i Ministrisë së Jashtme Rehman Chishti
- -Ish-sekretari i shëndetësisë, Jeremy Hunt
- -Ish-sekretari i shëndetësisë, Sajid Javid
- -Ministrja e Tregtisë, Penny Mordaunt
- -Sekretari i Transportit, Grant Shapps
- -Ish kancelari, Rishi Sunak
- -Sekretarja e Jashtme, Liz Truss
- -Deputeti, Tom Tugendhat
- -Kancelari, Nadhim Zahawi





