Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton i ishte nënshtruar një tretmani spitalor, pasi që është zbuluar se kishte një mpiksje të gjakut që kishte ardhur si pasojë e një tronditje që e kishte pësuar ajo në fillim të këtij muaji.
Clinton u sëmur në fillim të muajit dhjetor pasi që pati një problem në stomakun dhe si rrjedhoj, asaj më pas i ra të fikët dhe e goditi kokën e saj, duke marrë një tronditje për të cilat është trajtuar më pas.
Zëdhënësi i sekretares Clinton, Philipe Reines tha se gjatë një ekzaminim mjekësor të bërë gjatë ditës së dielë për të parë se si është gjendja e sekretares Clinton dhe se a është shëruar nga tronditje e saj, mjekët kanë arritur të zbulojnë se ajo ka një mpiksje të gjakut.
Reines tha se Clinton do të qëndrojë në spital për 48 orët e ardhshme dhe mjekët do të vendosin nëse ka nevojë për ndonjë trajtim të mëtejshëm. Ndërkohë nuk dihet se ku i është shkaktuar ajo mpisje e gjakut.