SHBA – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka qenë e sëmurë, ajo humbi ndjenjat në shtëpi. Këtë njoftim dha sot Depertamenti amerikan i Shtetit.

Në një deklaratë, zëvendës-ndihmëssekretari i shtetit Philippe Reines, tha se zonja Clinton ishte prekur nga një virus në stomak. Kjo ishte arsyeja që ajo humbi lëngjet dhe më pas i ra të fikët. Zyrtari amerikan tha se tani ajo është duke e marrë veten dhe po pushon në shtëpi.

Me rekomandimin e mjekut, zonja Clinton do të punojë javën e ardhshme nga shtëpia, ndërsa do të qëndrojë vazhdimisht në kontakt me Departamentin e Shtetit dhe me zyrtarë të tjerë. Sekretarja e Shtetit i anuloi planet për të shkuar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, për shkak të virusit në stomak. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, është 65 vjeçe.