Kur presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, pohoi para kampionatit botëror se do të përdorte teknologjinë “VAR”, shumë njerëz ishin optimistë. Por, ajo që harruan ishte se teknologjia do të përdorej nga njerëzit dhe jo nga ndonjë trup galaktik. Në fakt, edhe pse statistikat kanë rezultuar pozitive në rastet kur arbitrat, të veshur me uniformë në dhomën e kontrollit të situatave, kanë ndërhyrë. Por, besoj se të gjithë jemi në një mendje që emocioni nuk është ai i pari.
Të pakët janë ata tifozë që gëzojnë pa u menduar dy herë kur një gol shënohet. Sytë të çojnë në ekranin e madh në stadium dhe për ata që janë në shtëpi te kamerat që fokusojnë arbitrin. Sigurisht që edhe kjo ka bukurinë e saj, teksa pret vendimin e skuadrës tënde zemra të rreh më shumë, qoftë ky një vendim i drejtë apo i gabuar. Pra, në fund emocioni nuk ka humbur, por thjesht është modifikuar nën kujdesin e teknologjisë.
Por, sa i efektshëm ka qenë “VAR” në të vërtetë? Sipas një statistike të publikuar nga FIFA vetëm për fazën e grupeve rezultatet kanë qenë pozitive. *335 herë “VAR” ka kontrolluar për raste të dyshimta dhe pse nuk është kërkuar ndërhyrja e arbitrave.
* 17 herë “VAR” ka parë rastet flagrante, nga këto 14 herë në fushën e lojës nga arbitrat
*24 penallti të akorduar
* 3 kartonë të kuq
*3,4 karton të verdhë





