Deborah Mitchell, dermatologia e kujdesit ndaj fytyrës, kohët e fundit ka tërhequr vëmendje për shkak të deklaratave në lidhje me marrëdhenien e saj me femrat e familjes mbretërore.
E ftuar në programin britanik, “This Morning”, ajo këshilloi që për të patur një fytyrë si të princeshës Kate, mjafton ta lyeni fytyrën me çokollatë dhe ta masazhoni më tej me pure bananesh.
Por kur u pyet nëse kishte gisht në pamjen përrallore të princeshës në ndarjen e çmimeve BAFTA, ajo zgjodhi ta shmangte si pyetje dhe pohoi: “Ajo është shumë e bukur, por s’mund të komentoj klientet e mia”.
Menjëherë pas kësaj, ndjekësit filluan të aludonin rreth vërtetësisë së këtij informacioni.
Mitchell u prezantua si “terapistja” e bukurisë së Kamila-s, Dukeshës së Cambridge-it, por i menjëhershëm ka qënë reagimi nga pallati Kensington, duke mohuar faktin se dukesha s’ka qënë kurrë kliente e saj.Themeluesja e “Heaven Skincare”, njihet për produktet e saj me përberje natyrale, kryesisht nga bleta.





