Angli, 13 gusht 2014 – Lady Diana nuk ishte vetëm “princesha e trishtuar” që iu dedikua punëve humanitare, por ajo ishte edhe një grua e dashur dhe e admiruar për stilin e saj, duke u bërë ikonë e përjetshme.

Të gjitha femrat, jo vetëm ato të viteve 80’ por edhe femrat që adhurojnë stilin e saj do të donin të dinin sekretin e bukurisë.

Grimieri Mary Greenwell, i cili është kujdesur për Princeshë Dianën, ka rrëfyer për “Daily Mail” se kur e takoi për herë të parë në vitin 1991, Lady ishte vetëm 30-vjeçe dhe kishte lëkurën më të “mahnitshme” që kishte parë ndonjëherë.

Greenwell tregon se Princesha ishte shumë e hapur dhe e disponueshme për të perfeksionuar stilin, madje e kishte bindur që ajo të hiqte dorë nga lyerja me laps.

Sipas Grennwell, të gjithë femrat me sy blu duhet ta shmangin lapsin.

“Nuk ka formulë magjike apo një përbërës sekret për bukurinë, por duhet vetëm kujdes dhe vëmendje, këtë bënte edhe Princeshë Lady Diana” – është shprehur Greenwell.

Duket si klishe, por në fakt është e domosdoshme që kujdesi ndaj vetes nuk duhet të mungojë asnjë ditë, sepse bukuria është një proces i gjatë dhe asnjëherë mos nguroni të provoni gjëra të reja, pa marrë parasysh moshën.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/