22 mars 2014 – Një nga hulumtimet e revistës “Journal of Sex Research” shpjegon se një orgazëm e fuqishme mund të përjetohet pikërisht në momentin kur mendoni se jeni ndalur. 

Formula është e thjeshtë: deri te eksitimi arrihet gradualisht, mirëpo para përfundimit duhet ngadalësuar, para se të përfundohet “puna”. 

Në studim janë përfshirë gjithsej 38 meshkuj dhe me po aq femra, të cilët në anketim kanë rrëfyer se kjo është mënyra më e mirë e përjetimit të kënaqësisë sesa cilado mënyrë tjetër. 

Të anketuarit janë shprehur se ata kanë arritur kënaqësinë më të madhe në momentin e ngadalësimit, para se të arrinin kulmimin, dhe pastaj plotësisht pas relaksimit të plotë, derisa janë masturbuar në shtëpi dhe në lokalet e laboratorit. 

Kështu, nëse doni të arrini kulimin e kënaqësisë me një orgazëm të fuqishme, qoftë vetëm apo bashkë me partnerin, ndaluni shkurtimisht pas 80-90 herë deri në kulmim. Kjo është këshilla e ekspertëve…pas kësaj do të ndieni dallimin e madh.