Të gjithë ata që janë kureshtarë për formën e mirë të shfaqur nga Xhemi Vardi, dje janë njohur me “sekretin” e tij. “The Sun” ka publikuar pjesë të librit ku sulmuesi i Leisterit rrëfen disa aspekte të jetës të tij private që askush nuk i dinte.“Nuk di si ta shpjegoj si fillova të konsumoja alkool, por tani, që prej startit të sezonit 2015-2016, konsumoj një gotë verë darkën para takimit. Unë nuk jam supersticioz, por që kur shënova atë gol kundër Sandërlendit nuk u ndala më. Nuk doja që të ndryshonte asgjë. Natën përpara se të niste kampionati unë mora një gotë kauçuku dhe e mbusha me verë. Të nesërmen shënova gol dhe, që prej atij momenti vendosa të mos ndryshoja atë që më vonë do të kthehej në një zakon”, tregon Vardi në autobiografinë e titulluar “Jamie Vardy: From Nowhere, My Story” (“Xhemi Vardi: Nga askundi, historia ime”), që pritet të publikohet pas një jave. Në rrëfimin e tij, Vardi tregon edhe arsyen përse atë natë vendosi që të konsumonte verë. “Në darkë mezi më zë gjumi dhe atë natë mendova që të pija pak verë, pasi më duhej që të zgjohesha herët në mëngjes. Kështu nisi gjithçka”, shpjegon kampioni i Premier Ligës.Mes të tjerash, sulmuesi që udhëhoqi Leisterin drejt titullit historik vitin që kaloi, zbuloi se vera nuk është pija e vetme që konsumon para një takimi. Mëngjesin e ndeshjes ai pi një kanoçe Red Bull dhe, më pas, konsumon edhe një të dytë rreth orës 11:30. Më pas, ai ulet për të ngrënë omletën me djathë, sallam dhe fasule të ziera. Kanoçen e tretë të Red Bull-it ai e konsumon pak minuta përpara fillimit të ndeshjes. Në recetën e lartpërmendur nuk mungojnë edhe dy filxhanë kafeje ekspres. “Ushqimi dhe lëngjet që konsumoj përpara çdo takimi më ndihmojnë të jap më të mirën”, shkruan Vardi në autobiografinë e tij. Që sulmuesi i “dhelprave” nuk ishte një sportist shembullor ishte kuptuar prej kohësh. Ai u fotografua në Francë, gjatë kohës kur ishte i grumbulluar te Angli për Europianin, teksa mbante në dorë një kanoçe Red Bull dhe një pako me karamele me nikotinë. Në atë kohë opinioni u habit nga zakoni i sulmuesit, i cili u shpall vjet “Golashënuesi i dytë më i mirë i Premier Ligës”.
“Sekreti” i Vardit: Një gotë verë dhe 3 Red Bull para ndeshjes
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
45-vjeç, Soni Malaj mahnit me linjat e trupit dhe i vë flakën rrjetit
Lufta me Iranin, SHBA shqyrton vendosjen e raketës hipersonike “Dark Eagle” në Lindjen e Mesme
“Financial Times”: A po shkojnë Europa dhe Amerika drejt divorcit?
Kumbaro del nga SPAK: Isha në cilësinë e personit në dijeni për një çështje që ka lidhje me stadiumin Arena





