Në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura, e cila ka zgjatur dy orë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani, të përfshirë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë nga emisioni investigativ "Stop".

Mecani bënte rolin e sekseres, ndërsa në videon e bërë publike, gjyqtari Hysi duket ku merr 500 euro, ndërsa kërkon nga denoncuesja edhe favore seksuale.

Gjyqtari dhe psikologia akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.