Nje video skandaloze po qarkullon në rrjetet socile ku protagonist është kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale ne zyrën e tij ne Bashkinë e Kukësit.
Video e shperndarë në rrjetet sociale ka sjell reagime të shumta në rrjet, ndërsa e vendos kryebashkiakun në pozitat e shkeljes së rëndë ligjore.
Gjici është rizgjedhur në krye të detyrës në zgjedhjet e 14 majit, për një mandat të dytë.
Ndërsa videoja mban daten 06.06. 2023, e rezulton të jetë filmuar vetëm pak ditë pas marrjes së mandatit të dytë nga ana e Gjicit.
Kujtojmë se Gjici është kryebashkiaku i dytë i cili përfshihet në një skandal seksual.
Shukri Xhelili, ish-kryetari i bashkisë në Peshkopi ishte gjithashtu protagonist i një skandali me natyrë seksuale, ku i kërkoi seks një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune.
SKANDALI I SHUKRI XHELILIT
Shukri Xhelili u arrestua në 16 maj të vitit 2016, pas publikimit ne media të nje videopërgjimi. Në këto pamje ai shfaqej duke i kërkuar favores seksuale një vazjë në këmbim të punësimit të saj në një prej drejtorive vartëse të bashkisë Dibër.
Videot ishin realizuar përmes telefonit celular të 20 vjeçares në tre ambiente të ndryshme, në zyrën e kryebashkiakut, në automjetin e tij, si edhe në dhomën e një hoteli në Tiranë. Me tej, prokuroria administroi dëshminë e 20 vjeccares, e cila tregoi me detaje se si i ishin kërkuar favore seksuale për të fituar vendin e punës.
Gjatë konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i prokurorisë tha se i pandehuri Shukri Xhelili ka kërkuar një përfitim të parregullt, të natyres seksuale në këmbim të punësimit të shtetases Anisa A.
Sipas prokurorisë, i pandehuri ka zhvilluar biseda me të dëmtuarën dhe duke krijuar kushte që ta realizonte punë- simin me pretmin që në vazhdim, kundrejt të njëjtit përfitim, si në momentin e punësimit do t’i siguronte një vend punë me pagë më të mirë.
Shukri Xhelili u dënua me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit pasiv nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas publikimit të. Por Xhelili ka shlyer vetëm 2 vite e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. /Gazeta Express/