3 qershor 2015 – Një mësues i moshës 62 vjeç, abuzonte seksualisht me dhunë në mënyrë të përsëritur me një vajzë të mitur, pikërisht në ambientet e shkollës 9-vjeçare ku ai jepte mësim.
Ngjarja ka ndodhur në Divjakë, ku pas denoncimit nga ana e familjarëve të vajzës së dhunuar me iniciale A.K., forcat e policisë vunë në pranga mësuesin kujdestar Demir Hoxha, i akuzuar për marëdhënie seksuale me dhunë dhe shpërdorim detyre.
Çështja për mësuesin abuzues, i cili banon në fshatin Zharnec të Divjakës, pritet t'i kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/