Një mësuese britanike është dënuar me 16 muaj burg pasi pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një prej nxënësve të saj 15-vjeçar.

23-vjeçarja Alice McBrearty, pranoi marrëdhënien 4-mujore me një nxënës, të cilit ajo i kishte dhënë mësim në Londrën Lindore.

Sipas dëshmive në Gjykatën Mbretërore në Snaresbrook, McBrearty e puthi të riun në klasë dhe kreu marrëdhënie seksuale në shtëpinë e prindërve të saj në Wanstead Park, në Londër si dhe në vende të ndryshme dhe në hotel..

Prokurorët thanë se marrëdhënia nisi kur mësuesja i dërgoi një kërkesë për miqësi në Facebook.