LAS VEGAS, 23 shkurt 2013 – Mediat amerikane raportojnë se një vajzë e re është ndaluar nga policia, pasi banorët e një lagjeje në qytetin Sin City kishin denoncuar faktin se ajo po kryente marrëdhënie me qenin e saj të racës pitbull, në oborrin e shtëpisë, para syve të komshinjve.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, pa se 23 vjeçarja Kara Vandereyk qëndronte e shtrirë nudo në tokë, ndërkohë që pranë saj ndodhej qeni. Vajza dukej e pashqetësuar nga prezenca policore, madje i ka përshëndetur policët.

Vajza është shoqëruar në komisariat, pasi një nga komshinjtë i dha diçka për t’u mbuluar. Sipas policisë, vajza e re vuan nga probleme mendore, pasi nuk dinte të thoshte emrin e saj apo atë të presidentit amerikan. Në të njëjtën kohë vajza ka pranuar se vuante nga dipolariteti mendor dhe kurohej me ilaçe para incidentit në fjalë.

/m.b Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/