SHBA, 25 prill 2013 – Katër roje në burgun e Marylendit kanë mbetur shtatzëna me një të burgosur. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, cilat theksojnë se udhëheqësi i bandës “Familja e Gueriljes së zezë”, Tavon White kishte arritur të korruptonte 13 gardiane, 4 prej të cilave i kishte lënë shtatzënë. Madje njëra prej tyre ishte shtatzënë për hërë të dytë me të dënuarin.

Autoritetet amerikane kanë nisur një hetim, pasi kanë konstatuar shkelje mjaft të rënda në burgun në fjalë. Tavon është përgjuar duke thënë në telefon se ai kishte nën kontroll të gjithë institucionin e vuajtjes së dënimit, ndërkohë që kishte vazhduar t’i drejtonte bizneset e tij të paligjshme nga qelia.

Mësohet se Tavon kishte arritur t’i bënte lavazh truri rojeve të sigurisë. Dy prej tyre kishin bërë tatuazh emrin e tij, ndërkohë njëra kishte bërë roje, ndërsa i burgosuri bënte seks me njërën nga gardianet.

FBI ka kritikuar drejtorinë e burgut në të cilin të burgosurit kishin përdorur celularë të futur ilegalisht në burg. Familja e Gueriljes së Zezë është themeluar në vitin 1960 në Kalifornia dhe prej atëherë është zgjeruar në gjithë vendin. Anëtarë të kësaj bande për herë të parë u arrestuan në vitin 1990. 

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/