Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg 32-vjeçarin Alfred Tereziu nga Tirana, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur.
Në seancën gjyqësore të mbajtur pa pranië e medieve, 32-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën e prokurorisë dhe të vajzës e cila e denoncoi se u përdhunua në një hotel. Ai ka thënë se vajza ishte me perioda e nuk mund ta prekte me dorë.
Alfred Tereziu i arrestuar dy ditë më parë në Durrës është njohur sot me masën e arrestit me burg. Artiola Lila është avokatja mbrojtëse e të pandehurit, ndërsa gjyqtari është Paulin Çera.
Ndaj Tereziut rëndon akuza e kryerjes së marrdhënieve seksuale me të mitur. Lidhur me çështjen e Alfred Tereziut: i pandehuri nuk e pranon akuzën duke u shprehur se është një sajesë nga ana e familjes së 13-vjeçares dhe thjesht e ka shoqëruar për në shtëpi sepse binte shi.
Ndërkohë që do të jenë analizat ato që do të përcaktojnë nëse Tereziu ka kryer apo jo marëdhënie seksuale me të miturën.





