Efektivët e Bulqizës kanë hyrë në Tunelin e Qafë-Buallit për të vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ku 30-vjeçari Denis Havalja dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçaren, por kanë mbetur të befasuar kur kanë gjetur aty një çift tjetër që po kryente marrëdhënie seksuale.
Çifti, gjysmë i zhveshur, ia ka mbathur me vrap duke dalë nga tuneli dhe duke u ngjitur në pyll.
Tuneli është ndërtuar muaj më parë në shërbim të Rrugës së Arbërit, por nuk është vënë në funksion dhe tani me sa duket shërben për çiftet që të kryejnë marrëdhënie seksuale.