Një burrë dhe një grua janë fshikulluar publikisht me kamxhik në Indonezi pasi kryen marrëdhënie seksuale para se të martoheshin. Çifti doli në mes të turmës në qytetin e Jantho para se të ulej në gjunjë për të përballuar goditjet.
Rrahja u krye pavarësisht se guvernatori Aech Irwandi Jusuf premtoi që cifti të kryejë dënimin brenda burgjeve dhe larg nga sytë e publikut.
Jusuf tha se do të lëshonte një dekret në mënyrë që dënimi të kryhej brenda burgjeve ku publiku e mediat nuk do të lejoheshin të regjistronin imazhe dhe video. Ai shtoi se fëmijët nuk do të lejohej hyrja e fëmijëve për të parë gjithë ngjarjen.





