Këngëtarja Mel B para disa muajsh është përballur me probleme martesore për të cilët për pak sa nuk u nda nga bashkëshorti, Stephen Belafonte. Megjithatë, Mel B tani e zbuloi se martesa e tyre është shpëtuar me ndihmën e terapisë dhe të seksit të mirë.

“Shumica mendojnë që çiftet që shkojnë vazhdimisht në terapinë martesore janë para ndarjes. Mua dhe bashkëshortit tim kjo na bën shumë mirë dhe na ndihmon kur ‘e hedhim jashtë tërë grumbullin’. Kjo është mënyrë me anë të të cilës e sjellim martesën tonë në përsosmëri”, tha këngëtarja.

Po ashtu, përveç këshillimit për martesë, asaj dhe bashkëshortit të saj, i ndihmon shumë edhe marrëdhënia seksuale.

“Te dy kënaqemi në jetën aktive dhe të pasur seksuale. Kemi martesë shumë të hapur dhe të pasur. Ndonjëherë duhet paksa të zgjohen pasionet, kështu që unë këtë e bëj duke blerë veshje të brendshme seksi apo Stephan-it i ofroj masazh emocionuese”, tha Mel B dhe shtoi se zakonisht bëjnë seks pesë herë në javë.