1 korrik 2015 – Një 18-vjeçar nga Tirana do hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet  për kryerje të marrëdhënie seksuale në vende publike.

Policia e kryeqytetit thotë se shtetasi A.T., dyshohet se më 30 qershor, rreth orës 18:00 ka kryer marrëdhënie intime te “Kthesa e Kamzës” me 64-vjeçaren RR.M., banuese në Kamëz.

Kryerja e marrëdhënieve seksuale në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. 

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/