Emisioni investigative “Fiks Fare” ka  vijuar të me denoncimin korrupsionit në universitetet shtetërore shqiptare, ku veç parave, sekserët kërkojnë edhe favore seksuale për të marrë provimet dhe diplomën.

Sekseri i kontaktuar nga bashkëpunëtorët e Fiks Fare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Besim Nasufi, pasi bëri ‘pazar’ për shumën e parave që duhej për provim, kërkon edhe favore seksuale.

Ai tregon për t ëinfiltruarën e “Fiksit” për rastin e një studenteje që e ‘kishte ndihmuar’ për të marrë provimet për tre vite, madje e kishte dërguar edhe në Gjermani.

“Ishte 3 vjet me mua. I mori të gjitha lëndët tak e tak, e futa edhe në master dhe e çova dhe në Gjermani. E rregullova unë. Kush ka ndenjur afër me mua me dëshirë të madhe e ka marrë diplomën. Me mua nuk e lënë dot pazarin e lartë pedagogët. Gjithandej mbarojnë punë me 200-300 euro, ndërsa mua më vijnë studentët part- time dhe më thonë jam dorëzuar. Më bëj ça të duash”, -thotë ai.

Pas kësaj, sekseri kërkon takim në një orar tjetër me bashkëpunëtoren e Fiksit dhe thotë edhe arsyen se përse. 

“Të thashë në orën 9:00 që të rri i qetë vetëm me ty. Unë nuk ta marr plaçkën, aty e ke. Është një orë që nuk ka njerëz, ose ditë të shtunë ose të dielë. Pse atë që e kisha unë e merrte vesh burri? Tre vite ajo, futej të zyra ime dhe filloi punë. S’ka për ta marrë vesh asnjëri që t’i për shembull të bëhesh e dashura ime”, -i thotë ai.

Bashkëpunëtorja e Fiksit i thotë që ka një burrë dhe i përmend nderin.

“Burrin aty e ke. Ç’punë ke me burrin. Nderin? Mbaje nderin mos e lësho”,- thotë sekseri.